Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se me të vërtet është në dyshim se a kemi qeveri të majtë më në Kosovë.
Nëpërmes një postimi në Facebook, Ahmrti ka reaguar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi dje deklaroi se çdo qytetar në Kosovë do të paguajë vetëm 30 euro më shumë në vit për rrymë.Në fakt, sipas llogarive të Ahmetit, çdo person (nuk është llogaritur njehsori elektrik) do të paguajë së paku 73 euro më shumë për energji elektrike; ose një familje katër-anëtarëshe 292 euro më shumë në vit.
POSTIMI I PLOTË:
Me të vërtetë jam në dyshim se a kemi qeveri të majtë më në Kosovë. Dje Zv. Kryeministri Bislimi deklaroi se çdo qytetar në Kosovë do të paguajë vetëm 30 euro më shumë në vit për rrymë.
E kam thënë disa herë që rryma që harxhohet me çmimet me të cilat po e blejmë si Kosovë do të paguhet nga Kosova pa marr parasysh se prej cilit xhep. Por kjo as për së afërmi nuk e arsyeton deklaratën që secili qytetar ka me pagu 30 euro më shumë.
Po ma merr mendja që kalkulimi që Bislimi po e bën është:
132 milion shtesë janë të hyrat e lejuara shtesë për KEDS. Bislimi kësaj shume ja ka hjek subvencionin e paguar nga buxheti dhe n54 milionët e mbetura i ka pjesëtu me 1.8 milion banorë.
E pasinqertë dhe joserioze!Edhe paret e subvencionimit janë të qytetarëve kështu që lirisht shtoja edhe 43 euro per qytetarë pra 73 euro total për kokë banori.Pjesëtimi nuk është bërë për orë rryme sic do të ishte më normale por për kokë banori.
Pra unë me gruan dhe dy fëmijët jemi 73 here 4 që do të 292 euro më shumë në vit.Për një parti të majtë mos me e përmend ridistribuimin e parave me këtë politikë është e pafalshme ose edhe e qëllimshme për të keq. Bizneseve nuk ju rriten tarifat që do të thote se ata duhet me i hjek prej emëruesit dhe shuma për familne që ngrohet me rrymë rritet edhe më shumë.
Meqenëse nuk i kam shpenzimet dhe numrin e bizneseve nuk po mundem me kalkulu saktë por një familje e klasës së mesme të ulët që përmes taksave paguan shumicën e buxhetit do të paguajë më shumë se 700-800 euro në vit më shumë me politikën e re qoftë përmes fatures qoftë përmes buxhetit.
Ridistribuimi i parave që do të ndodhë është i tmerrshëm për klasen shtyllë të ekonomisë në Kosovë.
Edhe me TVSH do të ndodh edhe një ridistribuim tjetër nga qytetari te qeveria dhe kjo është kapaku. As një parti e djathtë nuk do e bënte këtë.Nuk po fantazojmë se nuk duhet paguar rryma, ama kërkesa për barazi nuk është fantazi në këtë rast veçse gjë e huqur qëllimisht nga qeveria. Sepse këtë qeveri nuk mund ta akuzojmë për mosdije!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...