Ahmeti: 30 ditë paraburgim për dy shqiptarët e arrestuar nga xhandarmeria serbe në kufirin Kosovë-Serbi

23:10 | 14 Dhjetor 2020
L G

Gjykata në Serbi u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy shqiptarëve, të cilët janë kapur në fundjavë nga xhandarmeria serbe.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se e njeh njërin prej tyre, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, transmeton Klan Kosova

“Blerimi [Maqastena] me një shok janë arrestuar nga xhandarmeria serbe te kufiri për shkak se si duket e kanë kaluar gabimisht. Sot gjykata në Serbi ja ka shqiptuar masen e paraburgimit prej 30 ditëve. Blerimi nuk ka qëllime të këqija e as nuk kalon kufij ilegalisht për me bo dicka. Është asambleist në Podujevë”, është shprehur Ahmeti.

“Ju bëj apel krejt institucioneve tona të bëjnë çmos për ta siguruar lirimin e Blerimit. Ju bëj apel edhe institucioneve në Serbi për lirimin sa më parë të Blerimit. Nuk ka nevojë për situata të tilla krize, e sidomos jo në pandemi!”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme