Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se 13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës kanë rezultuar negativ në COVID-19.
Ahmeti ka pohuar se 13 punëtorët shëndetësor kishin pasur kontakt me personin e ndjerë që kishte coronavirus.
“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N. Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 184 raste me coronavirus, 30 prej tyre janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën.
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan albumin e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë