Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim të mbyllur për medie kanë raportuar i ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj si dhe ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha.
Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i këtyre ministrave për integrime evropiane për të arriturat në fushat përkatëse.
Dhurata Hoxha theksoi se në këtë takim është diskutuar për gjendjen e burgjeve në Kosovë, me këtë rast ajo tha se ende nuk ka ndonjë raport final për rastin e vdekjes së Makollit në paraburgim.
Mimoza Ahmetaj tha se ka të arritura në fushën e integrimeve evropiane, por sipas saj demarkacioni duhet të ndodhë që të ketë Kosova liberalizimin.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...