Kryeshefi i Sekretariatit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj në mbledhjen e fundit të KQZ-së para zgjedhjeve lokale, ka njoftuar publikun e gjerë në lidhje votimin përmes postës.
Ai ka treguar se ka përfunduar periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 shtator u mbyllë më 15 tetor”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka njoftuar se nga 15 shtatori kur ka filluar votimi e deri më 15 tetor kanë pranuar mbi 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime.
“Për gjatë kësaj periudhe kemi pranuar mbi 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime, pra të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendra tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, u shpreh Ahmetaj./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...