Google ADS

Ahmetaj: Kosova duhet ta avancojë procesin e integrimit

08:22 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Raporti i Progresit do t’i evidentojë të arriturat dhe sfidat që e presin Kosovën.

Ajo ka theksuar se në këtë raport do të kërkohet angazhim nga secili institucion për ta implementuar agjendën evropiane.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Ahmetaj ka pohuar se Kosova duhet ta vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe reformat në administratën publike.

Sipas saj, fokus kryesor i institucioneve duhet të jetë avancimi i procesit integrues.

Ahmetaj ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë mësim për të gjithë se sa i rëndësishëm është konsensusi politik në agjendën evropiane. Ajo ka shprehur optimizëm se gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së./Epoka e Re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme