Ministrja e Integrimit Evropian , Mimoza Ahmetaj ka thënë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm, njofton Klan Kosova.
“Deri tani me vlerësimet e fundit thuhet se kemi shënuar progres dhe ajo që mbetet është çështja e Demarkacionit të plotësohet dhe t’i mbushim kriteret e kërkuara nga ne
“Momentin që qeveria vendos Demarkacioni kalon në parlament”.
“Demarkacioni mbetet kriter që duhet plotësuar”.
Ahmetaj e ftuar në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë që është rikonfirmuar edhe nga përfaqësuesit e lartë të BE-së që momentin që kalon Demarkacioni bëhet liberalizimi i vizave.
“Në takimet e vazhdueshme që kemi pasur dhe vizita e fundit e përfaqësuese së lartë, Mogherinit e ka konfirmuar që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit dhe krimit”.
“Ky është një kriter që në vazhdimësi duhet të luftohet jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për mirëqenien e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë”.
“Nga zotimet që përfaqësuesit e lartë është rikonfirmuar që momentin që kalon Demarkacioni”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...