Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi që nga viti 2012 ka qenë kusht për liberalizimin e vizave. Ajo nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur do të mundë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi si kriter për liberalizimin e vizave është vendosur qysh në vitin 2012 në kuadër të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Prandaj, sipas saj, Kosova duhet ta përmbushë këtë kriter në mënyrë që pasi të konfirmohet edhe progresi në luftë kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit Komisioni Evropian t’i propozojë Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian për miratim heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Këtë qëndrim Ahmetaj e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, në të cilën ka thënë se nuk mund të spekulohet me afate kohore, mirëpo ka bërë thirrje që Kosova t’i kryejë obligimet e saj në procesin e liberalizimit të vizave.
Kurse sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ministrja Ahmetaj ka thënë se është themeluar ekip i veçantë, i cili ka shenjëzuar 34 raste dhe ka ngritur 26 kallëzime penale, nga të cilat 4 kanë marrë vendimin e shkallës së fundit dhe 2 të shkallës së parë…
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës