Ahmet Isufi kërkon shqyrtimin e dytë të projektligjit për buxhet më 31 tetor

10:38 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi me tu votuar plotësim ndryshimi i projektligjit për vitin 2017 në lexim të parë ka kërkuar që leximi i dytë të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shkruan arbresh.info.

“Ne e kemi një propozim për shqyrtimin e dytë për plotësim ndryshimin e ligjit pëtr vitin 2017. Proozoj që shqyrtimi i dytë të bëhet me procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet e parapara”, ka thënë ai.

Ai madje ka dhënë edhe disa rekomandime për procedura të përshpejtuara.

“Komisioni për buxhet dhe financa deri më 30 tetor të shqyrtojë projektligjin. Komisionet e përhershme duhet ta shqyrtojnë projektligjin me raporte. Komisioni funksional për buxhet dhe financa duhet ta paraqet raportin për shqyrtim të dytë dhe t ‘ia paraqet seancës plenare”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme