Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e Ramush Haradinajt, e propozoi atë për president para se të vinte një tjetër president nga zarfi.
Ai gjithashtu tha se nuk është herët propozimi i Haradinajt për postin e presidentit.
“Ne nuk konsiderojmë që është herët propozimi i Haradinajt për president, sepse duhet përgatitur për presidentin e ri. Duhet bërë konkurrencën, arsyet, e jo në momentin e fundit të na vijë një president në zarf siç ka ndodhur në të kaluarën”, është shprehur Isufi.
“Vendi duhet përgatitet për një president që meriton të jetë në krye të shtetit”.
Tutje, ai tha se Haradinaj është i duhuri për këtë post për shkak se di si t’i çojë proceset përpara. Sipas Isufit, Haradinaj di të komunikojë me pozitë dhe opozitë para vendimeve të mëdha dhe të kundërshtoj në rastet kur duhet.
“Unë konsideroj se kjo është imediate, andaj këto rrethana i kemi diskutuar në parti. Jemi bindur që ofrimi i kandidaturës së Haradinajt nuk do të ishte për Aleancën por për Kosovën sepse në të kaluarën Haradinaj ka dhënë shembull. Haradinaj di të komunikojë me pozitë dhe opozitë kur kërkohen të merren vendime të mëdha. Di edhe të kundërshtojë në rastet kur duhet të kundërshtohet”, shtoi Isufi.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë