Google ADS

Aheng në kohë pandemie, suspendohen dy zyrtarë policorë

16:34 | 21 Prill 2020
Arbresh.info

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, është suspenduar nga puna bashkë me rreshterin Avdullah Zeqiri pasi kanë thyer rregullat e vendosura për kufizim të lëvizjes në kohën e pandemisë.

Lajmin për suspendimin e tyre e ka konfirmuar drejtori i Policisë, Rashit Qalaj për klankosova.tv.

“Konfirmoj suspendimin e Major Amir Gërguri dhe një rreshteri”.

Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e PK-së që tha se dy zyrtarët policorë janë suspenduar për 72 orë dhe ndaj tyre është bërë inicimin e procedurës.

Në këtë aheng të organizuar në natyrë ishte edhe vëllai i presidentit Hashim Thaçi, si dhe u.d drejtori i Burgut të Dyzit, Burim Buleshkaj, i cili po ashtu është suspenduar nga puna.

Fotografia e tyre nga ahengu është shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme