Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ata të cilët nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizim të qarkullimit mund të dënohen deri në 8000 euro.
Ahmetit duke iu referuar nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, ka bërë të ditur se personat fizik mund të dënohen nga 1000 deri në 2000 euro, ndërsa personat fizik nga 3000 deri në 8000 euro, për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:1000-2000€ – për person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;
Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!
Zbatoni masat!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...