Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë europianë, shkruan arbresh.info.
Llugaliu është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në këtë takim, Llugaliu, e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya, për të arriturat, sukseset si dhe sfidat e Doganës së Kosovës.
Mikuriya, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Doganës së Kosovës si anëtare e OBD-së, dhe u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...