Agron Llugaliu në një ceremoni rasti ka pranuar detyrën e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm, Bajram Rexha uroi drejtorin e ri në këtë pozitë, nga ana tjetër drejtori i sapo zgjedhur Agron Llugaliu theksoi se kjo detyrë është privilegj, por përgjegjësi e madhe.
“Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e doganës.
Me këtë rast, Llugaliu theksoj se është i njohur me pritjet për Doganën e Kosovës dhe premtoi qasje strategjike për t’i përmbushur këto pritje, duke përfshirë edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi me institucionet tjera në këtë rrugëtim./arbresh.info/
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit