Agron Limani, që humbi 3 anëtarë të familjes në luftë, thirret si dëshmitar nga Specialja

01:15 | 9 Janar 2020
Trina Galanxhi

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Agron Limani, ka humbur babanë, vëllanë dhe xhaxhain në masakrën e Krushës në kohën e luftës.

20 vjet pas, Limani ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që do ta intervistojë në cilësinë e dëshmitarit, raporton KTV.

Ai shprehet i zhgënjyer me punën e deritanishme të Speciales.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, i cili që nga paslufta ka qenë i angazhuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe dokumentimin e krimeve të luftës, ka kritika edhe për institucionet e vendit.

Limani, i cili dëshmoi në gjykimin ndaj Darko Tashiqit, i cili dyshohet për krime ndaj popullatës civile në Krushë të Vogël, është kundër një gjykatë etnike.

Ai thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ishte e pastër dhe në ditën e intervistimit do të marrë me vete prova dhe dëshmi për krimet e luftës në Krushën e Vogël dhe të Madhe.

Me kërkesë të tij, Limani do të intervistohet në Prishtinë, më 14 janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme