Stresi psikologjik, problemet dhe sëmundjet e ndryshme shkaktojnë sjellje agresive.
Për çdo person, ajo manifestohet në mënyra të ndryshme, në varësi të edukimit, situatave dhe karakteristikave karakteristike të personit.
Agresiviteti buron nga ndrydhjet emocionale, thotë psikologu Rron Kastrati, ku pastaj ndërlidhet edhe me ndjenjën inferiore ndaj njerëzve të tjerë.
“Dallojnë forma të ndryshme të agresivitetit apo të shfaqjeve të sjelljeve agresive dhe agresiviteti burimon nga ndrydhjet emocionale, nga stacionet, kërkesat e pa përmbushura pastaj ushtrimi i dhunës fizike apo psikike mbi individin, të cilin më vonë shfaqet sjellja agresive dhe njëkohësisht agresiviteti ndërlidhet edhe me ndjenjën inferiore ndaj njerëzve të tjerë. Pra, kur njerëzit shmangen, injorohen, bullizohen dhe etiketohen nga forma më të ndryshme dhe të pakëndshme ndaj tyre dhe sigurisht ndryshon edhe topologjia dhe mënyra e shfaqjes apo operimit të sjelljeve njerëzore”, tha Kastrati për arbresh.info.
Sipas Kastratit, sjelljet agresive shfaqen zakonisht tek adoleshentët.
“Një grup adoleshentësh mund të shfaqin sjellje agresive sepse përmes sjelljes krijon bindjen dhe idenë se mund të i realizojnë kërkesat e tyre duke pro supozuar se të jesh agresiv mund ta frikësoj tjetrin”, deklaroi Kastrati.
Kastrati bëri të ditur se mungesa e dashurisë në marrëdhënien prind fëmijë shfaqë pastaj në adoleshencë sjellje të agresivitetit.
“Sjelljet agresive, njëkohësisht lidhen edhe me mungesën e ndjenjës atashuese në marrëdhëniet prind-fëmijë, dhe me kalimin e kohës përgjatë stazeve psiko-zhvillimore të fëmijëve, fëmijët kur arrijnë fazën më delikate të jetës pra adoleshencës, shfaqë sjellje të keq përshtatshme apo me reagime jo të përshtatshme afektive të njerëzve të tjerë. Pra agresivitet është kur do që të realizohet një kërkesë, gjejnë pengesa, mure, bllokade dhe si rrjedhojë pastaj ndryshon mendimin e sjelljes, dhe kjo sjellje karakterizohet me disa tipa dhe nën tipa të agresivitetit”, deklaroi Kastrati për arbresh.info.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të agresivitetit, dhe sipas Kastratit agresiviteti i lartë shfaqet tek të rriturit.
“Pra kemi agresivitet të shthurur, agresivitet me një qëllim të caktuar, në disa raste kemi edhe agresivitet të lartë e veçanërisht tek të rriturit kur ndeshen me pengesa të natyrës ekonomike ose edhe probleme të tjera familjare. Por agresiviteti është edhe ndjenjë subjektive e brendshme që lidhet njëkohësisht me një terror emocional, kur njeriu përjeton trauma apo tronditjet e mundshme emocionale që mund ti ketë kaluar nga fëmijëria e tij por edhe nga faza më komplekse adoleshenca”, tha psikologu.
Kastrati shtoi se teknikat që mund të i ndihmojnë njerëzit janë menaxhimi i frymëmarrjes, aktivitetet fizike, ushqimi i shëndetshëm.
“Teknikat psiko-terapeutike apo teknikat ndihmuese të cilat mundë të ju shërbejnë njerëzve të cilët ndjenjë agresivitet është sigurisht teknika e rrënjatsimit progresiv, teknikat e ndryshme të kontrollimit dhe menaxhimit të frymëmarrjes, aktivitetet fizike të cilat janë të domosdoshmërish të nevojshme që ndihmojnë në nivelin për lirimin dhe çlirimin e kimi kateve në tru dhe lodhjen e muskujve e pastaj relaksimin progresiv të tyre. Njëkohësisht për zvogëlimin apo reduktimin e agresivitetit është edhe një dietë apo ushqim i shëndetshëm apo një mirë ushqyerje”, deklaroi Kastrati.
Në fund Kastrati tha se konsultimi më terapisë e ul agresivitetin.
“Përveç kësaj, natyrisht agresivitetin mund ta ulë dhe zvogëloj konsultimi dhe bashkëbisedimi me terapisë të licencuar dhe të kualifikuar, sepse njerëzit zakonisht mund të kenë nivele të larta të agresivitetit mund të ndjenjë edhe dhimbje për vetën. Prandaj, në refleksion të jashtëm, në sjellje të cilat i shkaktojnë njerëzit i kundërpërgjigjemi një far forme në mënyrë të përditshme edhe vetës për shkak të dhimbjes që e përjetojmë”, bëri të ditur në fund Kastrati.
Sociologu Shaip Hasani bëri të ditur se edhe ai bënë pjesë te njerëzit agresiv dhe kjo vjen nga sprovat dhe dinamikat e jetës.
“Sprova dhe dinamika e jetës, proceset e jetës teknike dhe teknologjike e kanë bërë prototipin e njeriut e sotëm bashkohorë sikur me qenë i rrymës. Asgjë më nuk ka të natyrshme përveç obligimeve që ka njeriu i sotëm sa që hapësirat janë aq të vogla dhe duke qenë të vogla edhe të rinjtë e lëre më të moshuarit duke filluar që nga stresi depresioni, por edhe forma të tjera shumë të rënda dhe e mbajnë njeriun agresiv dhe e mbajnë të pa stabilizuar pra krejtësisht është i destabilizuar”, deklaroi Hasani për arbresh.info.
Hasani si zgjedhje kundër agresivitetit e sheh natyrën e qetë, larg zhurmës, shoqërizimi me njerëz të tjerë.
“Varësisht nga individi se si i ka kushtet edhe me jetën. Më qëndru në hapësirë, larg zhurmës, pushime të një pas njëshme, shoqërizimi i stabilitetit shoqëror e cila ne edhe shqiptaret edhe ballkanaset se kanë askund hiq. Sepse kanë probleme shumë të mëdha, kanë më vetveten me fqinjët. Sa më shumë natyra, larg zhurmës dhe shoqërizimi me të tjerët”, u shpreh në fund Hasani.
Agresiviteti është sjellje, por ai shoqërohet me emocion apo zemërim dhe ndikohet nga emocionet.
Agresiviteti është një koncept me shumë përmasa dhe ku ndikojnë shumë faktorë.
Gjithnjë e më shumë po përballemi me të në botën moderne../arbresh.info/Ejona Hyseni/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...