Mbyllja e shkollave, provimet përfundimtare, e më pas kalimi në mësime online, kanë ndikuar në jetën e përditshme të nxënësve.
Mungesa e psikologëve nëpër shkolla, cenon në mënyrë direkte aftësitë sociale dhe emocionale të njerëzve dhe fëmijëve në veçanti vlerësojnë ekspertët.
Aktualisht, Kosova llogaritet t’i ketë një mijë e 58 institucione arsimore publike. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit janë vetëm 57 psikologë të punësuar në tërë shkollat e Kosovës.
Në këtë ministri nuk i janë përgjigjur portalit arbresh.info nëse do të kenë prioritet angazhimin e më shumë psikologëve nëpër shkolla, shkaku i një kohe të gjatë të izolimit të tyre.
Psikoterapeuti, Yll Avdijaj, thotë se mund të kërkohen vlerësime psikologjike për sjelljet agresive, problemet dhe vështirësitë që i shfaqin në familje, dhunën në shkolla, në rrugë dhe në mjediset sociale, rezultatet e dobëta dhe rënie të kualitetit në mësime.
“Aspekti i pandemisë i ka dhënë një goditje edhe më të madhe, pasi që vetëm se e ka komplikuar çështjen edhe më shumë. Reduktimi i herë pas hershëm i mësimit, mësimi online, frika nga infektimi kane çrregulluar balancin mësimor, e sigurisht se kjo do të ndikojë edhe në gjendjen psiko-emocionale të nxënësve”, vlerëson Avdiaj.
Ai rekomandon të ndryshohet strategjia e mësimdhënies duke u larguar nga metodat e vjetra ndëshkuese, sepse sipas tij ato vetëm se e rrisin ankthin dhe e cungojne zhvillimin dhe përformancën e nxënësit.
“Është mëse e nevojshme që çdo shkollë ta ketë një psikolog, i cili duhet të jetë kreativ dhe në kontakt
të vazhdueshëm me nxënësit dhe mësimdhënësit, dhe jo një që përgjigjet vetëm atëherë kur t’i trokitet dera. Një obligim të rëndësishëm në këtë çështje kanë edhe institucionet shtetërore, të cilat duhet të bëjnë më shumë dhe të interesohen seriozisht në dhënien e statusit përkatës të psikologut. Të bëhet ligji për psikologët, të njihet profesioni i psikologut edhe në Republikën e
Kosovës, pasi që një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur”, thotë Avdiaj.
Viti shkollorë 2021/2022 pritet të fillojë më 13 shtator, pas një shtyrje nga autoritetet përkatëse shkaku i përkeqësimit të situatës me COVID19./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...