Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ka nderuar me mirënjohje mjekë e veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotik për të mirën e përgjithshme.
Mjekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.
Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi.
Kreu i Gjilanit, po ashtu, e ka shpallur Personalitetin e Vitit Agon Musliun, i cili javë më parë humbi jetën tragjikisht, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.
“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.
Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor