Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Kajtaz Gecaj.
Ai ka punuar për shumë vite si gazetar në të përditshmen Gazeta Zëri, e së fundmi ishte angazhuar në një medie lokale.
“Kajtazi njihet si gazetar i cili ka realizuar raporte, kronika e intervista të shumta dhe si gazetar i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.
Duke vlerësuar lart kontributin që i ndjeri ka dhënë për profesionin e gazetarisë, iu shprehim ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Kajtaz Gecaj”, thuhet në telegram./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të