Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve.
AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ja lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet në Kuvend.
Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbënë keqpërdorim flagrant të institucionit të kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti.
Institucioni i Kuvendit gjithsecilit deputet do të duhej t’i shërbente për diskutimin e temave përmbajtjesore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.
AGK, kërkon nga NISMA për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t’i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.
AGK, po ashtu dënon mos ndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi.
AGK kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imunitetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...