AGK sot mban konferencë të jashtëzakonshme për media

08:14 | 1 Shkurt 2024
K.B

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), sot do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Konferenca do të mbahet nga ora 13:00, në zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në lagjen Pejton, në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të flasin Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtori Ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj dhe Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari./Arbresh.info/

Të ngjashme