Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim votimin në Kuvend të zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve.
Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.
“Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...