AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

19:55 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Kastriot Shehdadi.

Përmes një komunikate për media AGK thotë se Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa medie të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.

“Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës. I ndjeri vdiq sot në moshën 52 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës. AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Kastriot Shehdadi”, thuhet në komunikatë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme