Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim veprimin e pronarit të një kompanie ndërtuese, Arsim Rexhepi, ndaj gazetares së Ekonomia Online, Norë Kelmendi.
Në reagimin e bërë nga AGK thuhet se, Kelmendi ka qenë duke realizuar një kronikë për një incident në kryeqytet, ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura dhe ajo është penguar nga pronari i kompanisë ndërtuese.
“Kelmendi ka qenë duke realizuar një kronikë për një incident në kryeqytet, ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura. Gjatë kryerjes së detyrës, ajo është penguar nga z. Rexhepi, i cili e ka tërhequr për krahu gazetaren, duke e larguar nga vendpunishtja, ani pse ekipi i EO kanë poseduar leje për xhirime nga inspektori i ndërtimit. Gjatë këtij incidenti, ka ndërhyrë edhe policia, me ç’rast kanë marr deklaratat e të dyja palëve të përfshira”, thuhet në reagim.
AGK fton Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, që të marrin masa konkrete dhe të mos lejojnë që gazetarët të pengohen gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu, AGK inkurajon të gjithë punonjësit medial të mos heshtin dhe të raportojnë për çdo padrejtësi që iu bëhet gjatë punës së tyre.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik