Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas njoftimit se tre personat të cilët kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin Valon Syla janë arrestuar.
AGK ka mirëpritur reagimin e shpejtë të Policisë ndërsa I bën thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës t’i dënojnë autorët në përputhje me ligjin.
“AGK-ja, mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës. Njëherësh, i bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës, që konform ligjit, të shqiptojnë dënimet e duhura për autorët e këtij sulmi në përputhje me sulmin e rëndë ndaj gazetarit, që cenon të drejtën themelore të një qytetari për lirinë e shprehjes”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Arbresh.info/
lexo edhe:
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë