AGK prezanton raportin për sigurinë e gazetarëve

07:00 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon sot konferencën vjetore ku do të shpalos raportin “Niveli i lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”, e cila mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.

Raporti i tretë dhe përfundimtar i këtij projekti do të shpalos të gjeturat në lidhje me legjislacionin dhe sfidat në praktikë, pozita e gazetarëve nëpër redaksi dhe siguria e gazetarëve.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme