AGK njofton të gjitha organet kompetente për tërheqjen e njëanshme të Odës së Avokatëve

15:58 | 22 Shtator 2020
L G

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare për tërheqjen e njëanshme të Odës së Avokatëve të Kosovës(OAK) nga Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili iu mundësonte anëtarëve të AGK-së.

AGK thotë se  mbështetet edhe një herë në përkrahjen e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, organizatave jo-qeveritare, ambasadave dhe zyrave të cilat operojnë në Kosovë./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Pas tërheqjes së njëanshme të OAK-së nga MoU, AGK njofton të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë

PRSHTINË, 22.09.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot më 22 shtator, i ka njoftuar të gjitha organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare për tërheqjen e njëanshme të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), nga Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili iu mundësonte anëtarëve të AGK-së (gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë), përfaqësim dhe mbrojtje ligjore falas.

AGK mbështetet edhe një herë në përkrahjen e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, organizatave jo-qeveritare, ambasadave dhe zyrave të cilat operojnë në Kosovë.

AGK nëpërmjet letrës së shqetësimit ka njoftuar: Zyrën e Bashkimit Evropian, Federatën Evropiane të Gazetarëve, OSBE, UNKT, Zyrën e Këshillit të Evropës, ambasadat e akredituara në Kosovë, si dhe të gjitha organizatat jo-qeveritare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme