AGK ngushëllon familjen e gazetarit Hysni Syla

11:59 | 5 Janar 2022
V. S.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka ngushëlluar familjen Syla, pas vdekjes së gazetarit Hysni Syla.

AGK në telegramin e ngushëllimit thotë se me pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla.

“Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës. Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune”, thuhet në telegram./arbresh.info/

Mbrëmë u godit nga vetura në Mitrovicë, vdes gazetari Hysni Syla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme