AGK: Nevoja për të pasur media të qëndrueshme të pakicave në shoqërinë tonë është jetike

12:53 | 21 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)”, organizoi tryezën e diskutimit mbi mekanizmat specifik për mbështetjen financiare të mediave private apo jo-fitimprurëse të cilat publikojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave të ndryshme etnike.

Paneli i përbërë nga përfaqësues të medieve që operojnë në gjuhët e pakicave etnike, të organeve rregullative të medieve dhe organizatave, diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me qëndrueshmërinë financiare ngase nevoja për të pasur media të qëndrueshme dhe të mirë-formuara të pakicave në shoqërinë tonë është jetike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme