Google ADS

AGK, MPB dhe PK publikojnë udhëzuesin “Raportimi i rasteve të trafikimit me njerëz”

15:09 | 12 Nëntor 2021
S D

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës – MPB dhe Policinë e Kosovës – PK, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë publikuar udhëzuesin për gazetarët se si të raportojnë për rastet e trafikimit me njerëz, transmeton arbresh.info.

Në takimin e mbajtur sot në AGK, së bashku me zyrtarët e OSBE-së dhe PK-së, është biseduar për kampanjën vetëdijesuese të PK-së për sensibilizimin e opinionit dhe ngritjes së bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

Udhëzuesit në zyrat e AGK-së i dorëzuan Nënkolonel Fehmi Xhata – Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore,  Kapiten Riza Murati – nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, Edward Anderson –  Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, OSBE Misioni në Kosovë dhe Shpresa Mulliqi – Zyrtare për Ngritjen e Vetëdijes së Publikut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme