Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës – MPB dhe Policinë e Kosovës – PK, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kanë publikuar udhëzuesin për gazetarët se si të raportojnë për rastet e trafikimit me njerëz, transmeton arbresh.info.
Në takimin e mbajtur sot në AGK, së bashku me zyrtarët e OSBE-së dhe PK-së, është biseduar për kampanjën vetëdijesuese të PK-së për sensibilizimin e opinionit dhe ngritjes së bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.
Udhëzuesit në zyrat e AGK-së i dorëzuan Nënkolonel Fehmi Xhata – Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Kapiten Riza Murati – nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë së Kosovës, Edward Anderson – Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, OSBE Misioni në Kosovë dhe Shpresa Mulliqi – Zyrtare për Ngritjen e Vetëdijes së Publikut./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...