Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se sot u mbajt tryeza e diskutimit me temë “Qëndrueshmëria financiare e medieve lokale”, në kuadër të Akademisë së Integritetit të Informacionit që mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.
Sipas njoftimit, paneli përbëhej nga Fatmir Menekshe – Radio Romano Avazo, Urall Boshnjaku – Mitropol, dhe Florandë Morina, anëtare e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Teksa, tryeza u moderua nga Xhemajl Rexha, përcjell Arbresh.info.
Gjatë diskutimit të sfidave me të cilat ballafaqohen mediat lokale në Kosovë, u tha se shpeshherë ato duhet të operojnë pa kompensim ose të hasin vështirësi në sigurimin me kohë të pagave për të gjithë gazetarët.
“Duke qenë se audienca jonë janë komuniteti rom në Kosovë, atëherë është e vështirë që të kemi një stabilitet financiar e të kemi të hyra nga reklamat. Kjo reflektohet edhe në pagat për gazetarët, ku shpesh ndodhë që të hasim në vështirësi për të siguruar fondet e nevojshme”, tha Menekshe.
Një nga sfidat që u diskutua është edhe çështja e mos citimit nga kolegët e medieve qendrore.
“Është shumë e rëndësishme që mediet lokale të citohen nga mediet qendrore në momentin që informacioni publikohet nga portalet lokale, kjo edhe për vizibilitetin tonë. Respektimi i të drejtës së autorit është kyçi në këtë aspekt”, tha ndër tjerash Boshnjaku.
Po ashtu, u diskutua edhe për mënyrat se si mund të lehtësohej puna e medieve lokale nga institucionet vendore.
“Duke qenë se mediat nacionale kanë shtrirje më të madhe, rrjedhimisht edhe mbështetje nga reklamat më shumë, atëherë do të duhej të krijoheshin mekanizma nga institucionet dhe nga Komisioni i Pavarur i Medieve për lehtësira në pagesat e licencave për mediat lokale dhe mediat e komuniteteve jo-shumicë”, shtoi Morina.
Po ashtu, u diskutua çështja për gjetjen e modaliteteve për draft ligjin e propozuar nga Qeveria e Kosovës për Komisionin e Pavarur të Mediave, ku mediat lokale e shohin si rrezik dhe pengesë shtesë për operimin e tyre.
Diskutimi u fokusua në gjetjen e mënyrave për të forcuar dhe mbështetur mediat lokale, duke siguruar që ato të kenë burime të mjaftueshme për të funksionuar në mënyrë efektive, dhe për të përfaqësuar diversitetin e nevojat e të gjitha komuniteteve në Kosovë./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...