Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin Albkings.
Në reagimin e AGK-së, thuhet se në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e mëparshme të saja lidhur me Albkings, shkruan Arbresh.info.
AGK njofton se gazetarja ka pranuar telefonata e mesazhe të shumta nga pjesëtarë të atij grupi, jo vetëm në numrin personal, por edhe në llogaritë e saja në rrjetet sociale.
“Publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi Mehmeti në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë”, thuhet në reagim.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj.
Ndër të tjera AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë, të përballen me ligjin./Arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj