Google ADS

AGK-ja i bën thirrje IPK-së të hetojë “brutalitetin e Policisë” kundër pjesëtarëve të medies

22:35 | 29 Nëntor 2023
E.H

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se se pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së.

Sipas AGK-së, në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vetë profesionale.

“Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë urgjentisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë kaluar kompetencat e tyre duke penguar punën profesionale të anëtarëve te medieve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të tregojë profesionalizëm në ballafaqimin me situata të tilla, dhe të mos bëjë në asnjë formë cak gazetarët e kameramanët, duke i lejuar ata që të papenguar të bëjnë punën e tyre në informim të publikut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme