AGK-ja: Drejtësia po zvarritë rastet e gazetarëve

11:57 | 3 Maj 2021
Përparim Bublaku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka vlerësuar se sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave nga viti në vit po shënon rritje.

Në Ditën Botërore të Lirësisë së Shtypit, AGK me anë të një aktiviteti të mbajtur para Kuvendit të Kosovës, shprehi shqetësimin për rritjen e numrit të kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Leonora Dalipi nga AGK-ja tha se  në këtë vit janë shënuar 4 kërcënime me jetë ndaj gazetarëve, aq sa kanë qenë edhe në vitin 2020.

“Në bazë të të dhënave nga AGK, numri i kërcënimeve me jetë në  vitin 2018 ishte një rast. Në 2019 tetë raste me kërcënime me jetë. Në 2020 janë katër kërcënime më jetë e njëjtë me numrin e kërcënimeve me jetë të gazetarëve është edhe në këtë gjysmë viti. Derisa kërcënime ndaj gazetarëve numri është i madh”, tha ajo, raporton arbresh.info.

Dalipi përmendi zvarritjen e proceseve gjyqësore të rasteve që kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetarëve.

“Kjo ditë po shënohet për të reflektuar për punën e gazetarëve. Kjo datë i gjen koleget tanë në vijë të parë të pandemisë. Fatkeqësisht nga viti në vit shtohen atakimet të ndryshme ndaj gazetarëve dhe mediave. Zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj sulmeve të gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesë për ushtrimin e profesionit. Në adresë të AGK-së edhe këtë vit është rritur numri i raportimeve  të presionit ndaj gazetarëve. Pastaj janë gjyqet e zvarritura ndaj rasteve të gazetarëve ato që pengojnë punën tonë. Ne e shënojmë me moton “si do të duket një ditë pa media”. Kjo ka për qellim që gazetaret të kenë qasje të pakufizuar, të kenë qasje në dokumente dhe për të gjithë kolegët tanë që humbën jetën në kërkim dhe dhënies së informacioneve”, tha Dalipi. /v.s/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme