Ka vazhduar fushata e intensifikuar e disa individëve, pjesë të strukturave ose të afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.
Elvis Hoxha e Hysamedin Feraj, ish-këshilltarë të Kryeministrit Kurti dhe Sadri Ramabaja, ish-asamblist i Vetëvendosjes, kanë bërë komente publike fyese kundër gazetës online “Nacionale”, duke i targetuar gazetarët dhe raportimet e këtij medium rreth grevës në arsim. Për më tepër, Hoxha para pak ditësh kishte shkruar se “në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip”.
E gjithë kjo fushatë kundër medieve është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme, dhe ua vështirëson punën gazetarëve duke i bërë target sulmi edhe nga përkrahës të tjerë të pushtetit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje këtyre individëve që të ndalin sulmet, dhe qeverisë e partisë së tyre të distancohen qartë nga kjo fushatë. /arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...