Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium.
Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici.
“Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit.
Policia e ka shoqëruar kërcënuesin në stacion, dhe gjithashtu ka marrë deklaratën e gazetarit.
AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...