Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas kërcënimeve që u janë bërë gazetarëve dhe redaksisë së Gazetës Insajder.
“Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me veprimtarinë e fajdeve. Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë.
AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete./Arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...