Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për kërcënimet në drejtim të Radiotelevizionit të Kosovës nga persona të panjohur.
Rastin për medie e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, me ç’rast ka deklaruar se në lidhje me rastin janë marrë veprimet e nevojshme.
“Menjëherë njësitet komeptente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me këtë raportim”, citohet të ketë thënë Hoxha.
Kërcënimet e tilla për AGK-në janë tërësisht të papranueshme, andaj i ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes kanë pasoja serioze në klimën e të bërit gazetari në Kosovë. Andaj, AGK vlerëson se vetëm duke dënuar kërcënuesit do të dëshmohet se këto sjellje janë të papranueshme në një shoqëri demokratike./arbresh.info/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...