Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka pritur në një takim lamtumirës Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, shprehën falënderimet e tyre për Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer që ka ofruar për AGK-në dhe komunitetin e gazetarëve.
Gjatë takimit, ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave për avokimin e sigurisë së gazetarëve, fuqizimin e lirisë së mediave në Kosovë dhe ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve nga të gjitha komunitetet.
Në shenjë mirënjohjeje, AGK-ja i ndau ambasadorit Davenport një mirënjohje për përkushtimin e tij personal ndaj lirisë së medias në Kosovë.
AGK është mirënjohës për partneritetin e qëndrueshëm me OSBE-në, që prej themelimit të organizatës në vitin 2002.
OSBE ka mbështetur aktivitete dhe trajnime të shumta të AGK-së dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në rinovimin e Çmimeve Vjetore në Gazetari në vitin 2021.
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...