Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve “Periskopi” dhe “Indeksonline” në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.
Për AGK-në, gjuha e përdorur nga gazetari Hamzai është shumë e rrezikshme, e cila i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes dhe si e tillë është e dënueshme meqë e cenon ashpër lirinë e shprehjes.
“AGK kërkon nga gazetari në fjalë që të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga kjo thirrje e tij. Po ashtu AGK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni dhe institucionet tjera relevante të sigurisë që të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës një gjuhë e tillë sidomos kur vjen nga vetë gazetarët dëmton punën e secilit dhe duhet të dënohet.
“AGK merr vesh se njëri prej pronarëve të mediumit të përmendur në statusin e gazetarit nga Tetova tashmë ka nisur të ndjek rrugën ligjore ndaj gazetarit në fjalë, pasi që për gjuhë është e papranueshme dhe dënohet kudo në botë”, vazhdon njoftimi.
Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Gjesti tërheq zvarrë edhe Xhenetën, kjo shpërthen në vaj
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat