Largimi i gazetarëve nga seanca është veprim i papranueshëm dhe paraqet tendencë për kufizim të mediave në raportimin për këtë proces gjyqësor.
Kështu thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK kërkon nga gjyqtari Beqir Kalludra të tërheqë këtë vendim.
AGK konsideron se rasti i deputetëve paraqet interes të lartë për opinionin publik dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve prodhon konfuzion dhe mosbesim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Po ashtu, Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që të ngrisë zërin në këtë rast duke insistuar në transparencë nga gjyqtarët dhe gjykatat.
AGK ka kundërshtuar edhe në të kaluarën kundër rasteve kur gjyqtarët kanë vendosur t’i largojnë gazetarët, posaçërisht në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...