Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ashpër ndaj fushatës linçuese e cila po zhvillohet ndaj drejtorit të portalit “Insajder”, Parim Olluri, nga faqja në Facebook “Albanian Real Facts”.
Gazetari Parim Olluri tash e sa ditë vazhdon të jetë cak i një fushate linçuese dhe denigruese nga faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook. Kjo gjuhë e përdorur ndaj gazetarit Olluri, ka të bëjë me shkrimet dhe punën e tij.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tashmë e ka raportuar këtë faqe në administratën e Facebook-ut, duke dëshmuar se e njëjta ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka kryer linçim publik ndaj gazetarit Olluri.
AGK, ju bënë thirrje institucioneve ligjzbatuese në vend, si dhe të gjithë mekanizmave të tjerë shtetëror që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe autorët e kësaj fushate, të cilat fshihen pas faqeve të ndryshme të zbulohen dhe të sillen para drejtësisë.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...