Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka në Shkup të Maqedonisë. AGK është njoftuar se kolegu Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rastin e njohur si “Kumanova”.
Siç mëson AGK, kolegu Uka ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellur këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës.
AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.
AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Po ashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.
Duke shpresuar në sqarim sa më të shpejt të kësaj situate, AGK beson në lirim të shpejt të kolegut në fjalë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin