Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se në këtë fundvit ka numëruar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2023.
Sipas njoftimit, këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe medieve që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë. Njëherësh, AGK-ja, u bënë thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e medieve, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...