Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se viti 2023, shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e medieve, që janë raportuar në AGK.
Sipas tyre, gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu, shkruan Arbresh.info.
“Gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Republikës së Kosovës. Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar.”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
“Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik.”, thuhet tutje në komunikatë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka falënderuar kolegët për besimin e dhënë në raportimin e rasteve përgjatë vitit 2023, dhe i inkurajon që të mos hezitojnë t’i raportojnë këto raste në të ardhmen./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...