Filloi të agjëroi në moshën 14 vjeçare dhe tashmë janë bërë mbi 70 Ramazanë që iu përkushtua me vullnetin më të madh dhe bindjen e plotë ndaj urdhërave të Zotit.
Është ky Isa Makolli, nga Hajvalia, i cilit rrëfen për Syri.net Kosova kohën kur ka filluar të agjërojë, duke theksuar se agjërimi i sjellë atij qetësi shpirtërore.
Ai bën edhe një krahasim të viteve të kaluara, dhë vështirësitë që kanë pasur, por përkundër kësaj, ai asnjeherë nuk la anash agjërimin, as atëherë kur ecte me kilometra për të bërë tregti, as edhe kur nata e zinte në një vend larg shtëpisë, por as kur punonte në ara.
“E mbaj mend Ramazanin e parë, ka qenë interesant, ra një breshën i madh, dhe bëri disa dëme, mandej erdhën vite tjera që unë nuk u ndala kurrë së përkushtuari ndaj Krijuesit tim. Në atë kohë ka qenë një vullnet i madh, mezi e kemi prit Ramazanin, por mund të them që jeta atëhere ka qenë shumë e vështirë, u kanë skamje e madhe, e di që nëse një llokum ka ardh prej ndonjë vendi, jemi gëzu se tjetër send nuk kemi pas. Kemi agjëru tu korrë, tu prashit, tu kosit. E mbaj mend edhe axhën tem që nga punët e rënda fizike ka nxjerrë nga goja edhe gjak, dhe nuk e ka ndërprerë agjërimin”, thotë Makolli për Syri.net Kosova.
Isa Makolli, tregon se në Muajin e Shenjtë të Ramazanit dikur kishte më shumë kënaqësi. Në moshën që filloi agjërimin, me familje jetonin në Marevc dhe siq thotë ai në fshat kishte shumë pak shtëpi, nuk kishte xhami, nuk kishte ezan e as orë për të kuptuar kohën e iftarit, por që zgjidhja bëhej në një formë tjetër.
“Nuk kemi pas orë, por shtëpitë ishin të rralla, nga kodra në kodër, dhe një bashkfshatar dilke dhe me zë të lartë thirrke “ooo bëni iftar”. Po ashtu s’kemi pas bukë të grytë, e kemi pas bukë misri, dhe produkte të qumështit, ashtu jemi ushqy”.
Sa i përket shkollimit, thotë se në moshën 13 vjeçare filloi klasën e parë, sepse në atë kohë nuk kishte shkolla.
“Hysen Vitija e ka qel mejtepin e parë me msu për fe. Mandej u qel shkolla dhe është rrit edhe numri i mësuesëve. Katër vjeçaren e kam kry në Marevc, e 8 vjeçaren në Viti. Me lexu se kam pas problem, kam lexu tërë kohën dhe më ka pëlqy të mësoj gjëra të reja. Tash e kam pak më vështirë me lexu për shkak të moshës, por nëse janë me shkronja të mëdha është më e lehtë”, thotë Makolli për Syri.net Kosova.
Ramazanin, Makolli thotë se e ka përjetuar në stinë të ndryshme, derisa më i gjati kujton se ka qenë gjatë verës dhe ka arritur diku 19 orë.
Përveq që një kohë është marrë më tregti, ka punuar për 30 vjet edhe në minierë në Hajvali.
Isa Makolli tregon që përkushtimin ndaj Zotit e ka pas e tërë familja, derisa në ditët e sotme kërkon që rinia t’i kushtojnë më shumë rëndësi Krijuesit të Gjithësisë.
Derisa për Makollin kanë kaluar mbi 70 vjet që agjëron, për Rabije Shishanin ky është viti i parë që ka filluar agjërimin, dhe sipas saj deri më tash kur edhe ka filluar dita e 24 e Ramazanit gjithçka i ka shku mirë.
“Kjo është hera e parë që kam filluar të agjërojë. Deri më tash nuk kam pas ndonjë problem. Sigurisht që është muaj i sakrificës dhe është e pranueshme të ketë edhe ndonjë vështirësi. Ne duhet të përmbushim një prej pesë shtyllave të fesë sonë e që është pikërisht agjërimi i Ramazanit. Duke dëgju rrëfimet e gjyshërve tanë se në çfarë kushte kanë agjëru dikur, besoj se tash e kemi shumë më të lehtë, i kemi të gjitha kushtet, ndaj duhet vetëm bindja dhe vullneti.
Këtë vit e kam filluar agjërimin nga vendosmëria e vërtetë për pendim të sinqertë dhe bindja e paluhatshme që për veprat tona do të marrim shpërmblim”, thotë Shishani për Syri.net Kosova.
Ramazani këtë vit ka filluar më 6 Maj dhe do të përfundojë më 3 qershor, ku agjëruesit kanë qëndruar pa ngrënë për rreth 17 orë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës