Ish-legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të Ushtrisë franceze, njeriu që sipas mediave serbe ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore e ishte pjesëmarrës në shumë fushëbeteja, njeriu që thuhet se ka njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugosllav Perishiq, tregon versionin e tij se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të ekstradohet në Serbi.
“Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punon në UNMIK”, thotë Perishiq, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raporton gazeta serbe “Pravda” , transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht që ta aktivizojë.
“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humbasë primatin në Kosovë”, thotë ai, duke potencuar se Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti “mbajnë një sistem të tërë të ish-oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, bazë kjo e cila në 15 vjetët e fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan…”, thotë agjenti serb. “Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet, sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë të asgjësojnë tërësisht krahun që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë projektit të Ballkanit…”!
“Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke shtuar se “prapa Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo edhe këto institucione”, transmeton Telegrafi. “Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit”.
Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i Administratës amerikane pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.
“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit… sepse ishin klikë e cila dikur punonte me Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai. “E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensiv në rast se do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve, Ramush Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se kinse bëhet fjalë për krime të luftës në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”, thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiq.
https://www.youtube.com/watch?v=ddmc5KoikNA
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale