Google ADS

Agjenda e vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë

17:58 | 26 Tetor 2022
E.H

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Takimi do të filloj nga ora 9:20 në Zyrën e Presidentes ndërsa nga ora 10:05 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Von der Leyen do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti nga ora 10:55.

Përmes një komunikate për media thuhet se Von der Leyen do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, me kryeministrin e Kosovës dhe ministrat e Ekonomi dhe Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Artane Rizvanoli dhe Arbërie Nagavci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme