Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor.
Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.
“Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.
Tutje në komunikatë bëhet e ditur se këshilltari Chollet do të vazhdojë vizitën në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë rreth sigurisë energjetike, integrimit ekonomik rajonal dhe përparimit drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.
Ndërsa më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BeH për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjetike dhe të mbrojtjes, si dhe me zyrtarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.
Ai do të udhëtojë gjithashtu në Shkup, Maqedoni e Veriut ku do të takohet me liderët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit./arbresh.info/
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre